Sot Georgina Rodriguez është një nga femrat më të komentuara të showbizit, udhëton me avion privat, merr 80 mijë paund në muaj nga Cristiano Ronaldo dhe mban një unazë në gisht që kushton jo më pak se 615.000 paund.
Mirëpo, 9 vite më parë, Georgina Rodriguez paguhej vetëm 9 paund në orë teksa punonte për një familje në Bristol.
Më vonë 26-vjeçarja nisi punën në një dyqan në ‘Gucci’ si shitëse, ku u njoh edhe me superyllin e futbollit Cristiano Ronaldo.
Georgina ka ndryshuar shumë gjatë 4 viteve të lidhjes me Ronaldon dhe kjo duket qartë nga fotot e mëposhtme. /Gazeta Sinjali/