Një punëtore në Mitrovicë në mbrëmjen e së dielës ka raportuar në polici se është ngacmuar seksualisht nga pronari i marketit ku punon, shkruan Gazeta Sinjali.
Punëtorja, zyrtarëve policorë u ka thënë se derisa ishte duke punuar në market është ngacmuar seksualisht nga shefi.
I dyshuari për këtë rast është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, ndaj tij është hapur rasti “Ngacmim seksual”./Gazeta Sinjali/