image Punëtorja e Pro Credit në Prizren has në afër 600 euro para të falsifikuara

Siguri

Punëtorja e Pro Credit në Prizren has në afër 600 euro para të falsifikuara

news image

Në rrugën “Blerim Shala” në bankën Pro Credit në Prizren janë raportuar tri raste të falsifikimit të parasë, raporton Gazeta Sinjali.

Punëtorja e bankës është ankuar në Stacionin e Policisë në Prizren se ka hasur në 570 euro të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se janë sekuestruar tri kartëmonedhat.

Gjithashtu Sinjali mëson se kanë filluar edhe hetime për këtë rast.

/GazetaSinjali/