Një punëtore e një banke në Gjilan, ka raportuar në polici se gjatë rimbushjes së bankomatit ka hasur në tri kartëmonedha të dyshuara.
Bëhet fjalë për dy kartëmonedha nga 500 euro dhe një në vlerë prej 50 euro.
Gazeta Sinjali mëson se kartëmonedhat në fjalë janë konfiskuar për shkak të dyshimit për falsifikim.
Lidhur me ngjarjen është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa rasti është inicuar si ”Falsifikimi i parasë”. /Gazeta Sinjali/