Tre persona të maskuar, me thika në duar, kishin zgjedhur një market në Podujevë që të kryenin një grabitje.
Policia njofton se një person ka raportuar se tre persona të maskuar me thika në duar kanë hyrë brenda në një market duke kërcënuar viktimën.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë policore. Ndërkaq rasti është duke u hetuar. /Sinjali