image Punëtori i ndërtimtarisë në Ferizaj rrëzohet nga 3 metra lartësi

Sinjalizime

Punëtori i ndërtimtarisë në Ferizaj rrëzohet nga 3 metra lartësi

news image

Dje, rreth orës 15:00 një punëtor i ndërtimtarisë ka rënë nga tri metra lartësi, derisa ishte duke punuar në një shtëpi private në rrugën “Mikel Lumezi” në Ferizaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda prokurorisë kanë bërë të ditur se për shkak të rrëzimit, punëtori ka pësuar lëndime trupore.

Këto burime i kanë të thënë gazetës se ai është dërguar në emergjencën e Ferizajt, për t’u transferuar më pas për trajtim mjekësor në QKUK./Gazeta Sinjali/