image Punëtorët teknikë të ShKUK-së protestojnë, kërkojnë shtesat prej 300 eurove

Shëndetësi

Punëtorët teknikë të ShKUK-së protestojnë, kërkojnë shtesat prej 300 eurove

news image

Me dhjetëra punëtorë teknikë të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës po protestojnë sot para këtij institucioni. Ata po shprehën të indinjuar për mos marrjen e shtesave prej 300 eurove, transmeton Gazeta Sinjali.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi tha se ka vullnet që të gjendet zgjidhje edhe për këta punëtorë.

Ai kërkoi që të ndërpriten këto protesta, pasi sipas tij janë të panevojshme.

Kujtojmë që në këtë protestë janë punëtorët nga administrata, recepsionistët, vozitësit e autoambulancave, sigurimi, servirët e ushqimit, shërbimet teknike dhe pastruesit. /Gazeta Sinjali/