image Punëtorët shëndetësorë protestojnë të hënën para Qeverisë

Shëndetësi

Punëtorët shëndetësorë protestojnë të hënën para Qeverisë

news image

Punëtorët shëndetësorë do të protestojnë të hënën para Qeverisë së Kosovës. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Federata e Sindikatës së Shëndetësisë së Kosovës.

Sipas njoftimit, qëllimi i kësaj proteste është sensibilizimi i opinionit dhe udhëheqjes vendore lidhur me gjendjen e rëndë sociale të punëtorëve shëndetësor.

Sipas tyre, kërkesa kanë në përmirësimin e statusit dhe mirëqenien e të punësuarve në sektorin publik të punëtorëve shëndetësorë në veçanti.

Njoftimi i plotë i tyre:

Me datën 02.11.2021 në mbledhjen e Kryesisë së FSSHK-së e autorizuar nga Këshilli Drejtues në mbledhjen e datës 02.09.2021 vendosi që ditën e Hënë me datë 08.11.2021 në ora 10:00 të mbajë PROTESTË, para Kryeministrisë, me anëtarët e Këshillit Drejtues.

Qëllimi i kësaj Proteste është senzibilizimi i opinionit dhe udhëheqjes vendore lidhur me gjendjen e rëndë sociale të punëtorëve shëndetësor.

Kërkesa jonë madhore është rregullimi i gjendjes sociale të punëtorëve shëndetësor përmes procedimit të Projektligjit për Paga në sektorin publik dhe implementimin e tij nga Janari i vitit 2022.

Kërkojmë nga Qeveria dhe nga gjithë popullata që të kuptojnë qartë kërkesën tonë e cila nuk është aspak politike por, kërkesë e cila ndikon drejtëpërsëdrejti në përmirësimin e statutsit dhe mirëqenien e të punësuarve në sektorin publik e të punëtorëve shëndetësor në veçanti.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kërkon që Qeveria të jetë transparente dhe bashkëpunuese me organizatat sindikale në përpilimin e draftit të Projektligjit për Pagat në sektorin publik./GazetaSinjali/