image Punëtorët shëndetësorë do të mbajnë grevë njëditore, kjo është arsyeja

Shëndetësi

Punëtorët shëndetësorë do të mbajnë grevë njëditore, kjo është arsyeja

news image

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Drejtues të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovë është marrë vendim që me 25 nëntor të mbahet grevë e përgjithshme njëditore, 8 orëshe.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media ku thuhet se qëllimi i këtyre takimeve është që Projektligji për Pagat të hartohet në bashkëpunim me sindikatat dhe faktorët të tjerë si dhe të shkojë sa më parë në Kuvend, kurse kërkojnë që i njëjti të fillojë së implementuari nga viti 2022.

Deri atëherë Këshilli Drejtues i FSSHK-së kërkon:

1. Takim urgjent me Kryeministrin e Republikës së Kosovës,

2. Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Z.Xhelal Sfeçla i kërkon urgjentisht ti ftoj Sindikatat në grupin punues për Projektligjin e Pagave, dhe

3. Këshilli Drejtues i FSSHK-së kërkon takim urgjent me Ministrin e ri të Shëndetësisë Dr.Rifat Latifi.

FSSHK-së paralajmëron se Grevat dhe veprimet të tjera sindikale do të jenë të vazhdueshme nëse Qeveria dhe instancat tjera relevante nuk reflektojnë. /GazetaSinjali/