image Punëtorët shëndetësorë në Suharekë keqpërdorin vendin e punës, bëjnë fushatë për Bali Muharremajn - Sinjali

Punëtorët shëndetësorë në Suharekë keqpërdorin vendin e punës, bëjnë fushatë për Bali Muharremajn

news image

Ndonëse ekziston ligji për zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës, nëpërmjet të së cilit ndalohet përdorimi i posteve publike, burimeve ose personelit të cilitdo institucioni në nivel qendror ose lokal me
qëllim të përkrahjes së subjektit politik në zgjedhje, duket se për përkrahësit e kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj, ky ligj nuk ekziston fare.

Madje kjo është bërë nga dy punonjës shëndetësor, të cilët nga vendi i tyre i punës kanë bërë fushatë për Muharremajn.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë disa video, ku këta dy punonjës të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare po bëjnë thirrje që të votohet Muharremaj për kryetar në zgjedhjet lokale.

Gjithashtu të dy punonjësit videon për mbështetjen e Bali Muharremajt për kryetarë të Komunës së Suharekës, e kanë publikuar edhe në profilet e tyre në Facebook.

Njëra nga videot është e Arbërije Kolgecit, punonjëse në QKMF të Suharekës.

Ajo përmes kësaj videoje bënë thirrje për ta votuar kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremajn.

Videoja tjetër është e Art Berishës, punonjës në Radiologji të QKMF-së në Suharekë.

Ligji NR.03/L-072 për zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës:

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin