image “Punëtorët po kanë marramendje” – Ujësjellësi kërkon të mos hedhen letrat e tualetit në kanalizim

Kosovë

Njoftim/ “Punëtorët po kanë marramendje” – Ujësjellësi kërkon të mos hedhen letrat e tualetit në kanalizim

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”,  ka paralajmëruar qytetarët të mos hedhin letra të lagura në kanalizimet e shtëpive, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook kanë njoftuar se kanalizimet nuk duhet të përdoren si shportë mbeturinash.

Më tutje thuhet se edhe për punëtorët e kësaj kompanie po shkakton shqetësime të mëdha shëndetësore pas zhbllokimit të kanalizimeve.

“Të hedhësh paloma të lagura në rrjetin e kanalizimit është rreptësishtë e ndaluar!. Të hedhësh gjësende të ngurta në po të njëjtin rrjet, në vend se të përdorësh shportën e mbeturinave, po ashtu e ndaluar rreptësishtë! Dikush nga ne e përdorë rrjetin e kanalizimit për secilën mbeturinë që del nga shtëpitë tona dhe për të vepruar në këtë mënyrë rreptësishtë të ndaluar, është shumë e lehtë, por a është veprim i drejtë? Jo, aspak Rrjeti i kanalizimit nuk është shportë as deponi mbeturinash, nuk është i dedikuar as ndërtuar për hudhje të mbeturinave.!”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ata kërkojnë nga qytetarët që të kenë kujdes ndaj rrjetit të kanalizimit pasi sipas tyre zhbllokimi u pusetave është shumë i vështirë.

“Ju lutemi për kujdes të shtuar ndaj rrjetit të kanalizimit!. Zhbllokimi i pusetave nga ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit është tepër i vështirë madje, shumë i rëndë për ta dhe shpeshherë ndjejnë plogēshti, marramendje dhe u duhet kohë të kthjellen. Të gjithë ne mund t’ i mbajmë rrjetat e kanalizimit pastërt që, të kemi jetë të shëndoshë”, thuhet në njoftimin e tyre drejtuar qytetarëve./Gazeta Sinjali/


https://www.facebook.com/kurprishtina/posts/1498990133581940