Një shpërthim ka ndodhur në fabrikën e përpunimit të ushqimit në Bangladesh. Ndërtesa ishte kapluar nga flaka duke lënë 52 persona të vdekur.
Ky shpërthim bëri që shumë nga punëtorët të hidheshin nga katet e sipërme për t’u shpëtuar flakëve.
Zjarri shpërtheu në fabrikën në Rupganj, një qytet industrial 25 km (15 milje) në lindje të kryeqytetit Daka, raporton Associated Press.
Policia dhe dëshmitarët treguan se zjarri shpërtheu në fabrikën e ushqimit dhe pijeve Hashem në Rupganj, dje rreth orës 17:00.
Rreth 30 njerëz u plagosën gjersa qindra të afërm dhe punëtorë të tjerë prisnin me ankth ndërsa shërbimet e urgjencës nxorën trupa nga ndërtesa e djegur.