image Zyrtarët e Qendrës për Pajisje me Dokumente në Fushë-Kosovë nuk bartin maska

Sinjalizime

Zyrtarët e Qendrës për Pajisje me Dokumente në Fushë-Kosovë nuk bartin maska

news image

Që nga 13 korriku i vitit të kaluar maska mbrojtëse antiCOVID është bërë e obligueshme në Kosovë dhe nga hyrja në fuqi e Ligjit për Luftimin dhe Parandalimin e Pandemisë, kushdo që nuk bartë maskë dënohet me 35 euro gjobë.

Mirëpo, një masë e tillë nuk po respektohet në institucionet shtetërore.

Të paktën jo në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Fushë-Kosovë.

Një sinjalizues i cili ka qenë dje në këtë qendër për punë të pasaportës, ka dërguar fotografi në adresë të Gazetës Sinjali dhe është ankuar se punëtorët e kësaj qendre, ndonëse kanë kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët, nuk po bartin maskë.

“A është e drejtë që zyrtarët mos me mbajtë maska, e ne me u dënu për maska”, tha ai.

Në këto fotografi shihet se edhe zyrtarët që kanë maska, nuk i kanë vendosur ato në mënyrë të duhur, por i kanë lënë në qafë.

/Gazeta Sinjali/