image Punëtorët e KEK-ut në protesta pas shkarkimit të Bordit nga qeveria

Kosovë

Shkarkimi/ Punëtorët e KEK-ut në protesta pas shkarkimit të Bordit nga qeveria

news image

Njësitë prodhuese të KEK-ut kanë filluar protesat sot duke thënë se Qeveria po rrezikon stabilitetin energjetik pas shkarkimit të Bordit.

Sindikata e KEK-ut në një komunikatë janë shprehur të shqetësuar për shkarkimin e bordit duke thënë se është bërë për qëllime dhe interesa politike.

Tutje thuhet se “Nuk po vlerësohet rreziku dhe sakrifica qe jemi duke e bërë edhe tani në këto kohe të vështira nga epidemia kur punëtorët tanë po rrezikojnë jetën e tyre dhe familjet për të prodhuar rrymë dhe për të garantuar stabilitet energjetik”.

“Jemi të shqetësuar qe po nxitet përçarje e brendshme dhe po synohet të krijohet opinion se jemi qerdhe e ndonjë partie politike.

Jemi të shqetësuar se përveç deklarimeve publike po ka ndërhyrje direkte edhe tek punëtorët për të formuar grupe dhe militantë qe nxisin përçarje dhe urrejtje ndaj njeri tjetrit.

Jemi të zhgënjyer me tendencën për të krahasuar KEK-un me cilëndo ndërmarrje tjetër vetëm për të arritur qëllime politike”.

Komunikata:

I nderuar kryeministër, ministra, deputet, përfaqësues të partive politike, ambasador,

Jemi thellësisht të shqetësuar me qasjen dhe tendencën për politizim të KEK-ut dhe nxitjen e përçarjes në kolektiv.

Jemi të shqetësuar tejmase me vendimet e fundit me shkarkimin e Bordit dhe tendencën për ndëhyrje edhe në menaxhmentin të KEK-ut sikur qe po ndodh edhe në ndermarrjet tjera.

Jemi të shqetësuar tej masë qe për qëllime dhe interesa politike përgojohet KEK-u në vend se të vlerësohet për sukseset dhe rezultatet e arritura.

Jemi të shqetësuar qe po nxitet përçarje e brendshme dhe po synohet të krijohet opinion se jemi qerdhe e ndonjë partie politike.

Jemi të shqetësuar se përveç deklarimeve publike po ka ndërhyrje direkte edhe tek punëtorët për të formuar grupe dhe militantë qe nxisin përçarje dhe urrejtje ndaj njeri tjetrit.

Jemi të zhgënjyer me tendencën për të krahasuar KEK-un me cilëndo ndërmarrje tjetër vetëm për të arritur qëllime politike.

Janë shpifje dhe është e turpshme të krahasohet KEK-u me cilëndo ndërmarrje tjetër edhe për shkak të vështirësive të natyrës se punës tone edhe për shkak të sukseseve ku nga mundi dhe ndjera jone mbahen mbi 4000 familje dhe shteti përfiton miliona euro në vit.

Ndjehemi tepër të shqetësuar qe nuk po vlerësohet puna, sakrifica dhe sukseset e KEK-ut nder vite.

Nuk po vlerësohet rreziku dhe sakrifica qe jemi duke e bërë edhe tani në këto kohe të vështira nga epidemia kur punëtorët tanë po rrezikojnë jetën e tyre dhe familjet për të prodhuar rrymë dhe për të garantuar stabilitet energjetik.

Këto janë të pa pranueshme dhe nuk do të lejojmë të ndodhin këto përqarkje dhe  të nëpërkëmbet mundi dhe sakrifica jonë.

Ju njoftojmë se sikurse qe kemi reaguar ashpër në secilën rast dhe pavarësisht kush ka synuar të politizoj KEK-un ose të përfitoj nga mundi dhe djersa e punëtorëve të KEK-ut do të reagojmë sërish dhe nuk do të tolerojmë të ndodh politizim, përçarje dhe ndasi politike sikurse ka ndodhur nder vite dhe po ndodh tani në ndërmarrjet tjera publik.

Kjo është lojë e rrezikshme dhe e cenon rendë sigurinë dhe stabilitetin tonë sepse pikërisht për shkak të këtyre ndërhyrjeve e politizimeve janë shkatërruar shumica e ndërmarrjeve publike dhe tani rrezikohen qindra punëtor të mbesin pa pagat e tyre.

E kemi mbrojtur dhe do ta mbrojmë KEK-un me çdo çmim dhe me të gjitha format sindikale.

Edhe një here i bëjmë thirrje të gjithëve, mbani duart larg KEK-ut.

Mos nxitni përçarje dhe mos e politizoni KEK-un sepse nuk jemi të tillë.

Ndryshe nuk do të kishim mbi 20 milionë euro fitime vetëm gjatë vitit 2019 dhe nuk do të ishim kompania me stabile dhe e suksesshme në Kosovë.

Falë punës, sakrificës, përkushtimit dhe djersës tonë Kosova ka stabilitet energjetik dhe qytetarët tanë paguajnë çmimin me të lirë të energjisë.

Rezultatet tona janë të përbashkëta. Nuk do ishin këto suksese pa sakrificen e punëtorëve sikurse as nëse nuk do të kishte një pëkushtim dhe menaxhim të mirë nga menaxhmenti i Korporatës./ Gazeta Sinjali/