image Punëtorët e Ferronikelit protestojnë të martën para qeverisë - Sinjali

Punëtorët e Ferronikelit protestojnë të martën para qeverisë

news image

Punëtorët e kompanisë “NewCoFerronikeli” do të protestojnë më 23 nëntor para Qeverisë së Kosovës.

Nga sindikata e pavarur e punëtorëve të Ferronikelit është bërë e ditur se protesta e radhës do të zhvillohet nga ora 12:00 – 12:30, me kërkesat që tu bëhet zgjidhje për kthimin në punë.

“Kjo është protesta e dytë, pas asaj të 28 tetorit, që mbahet për të kërkuar nga Qeveria e Kosovës zgjidhje për kthimin në punë të mijëra punëtorëve të kompanisë, të cilët mbetën pa punë nga 8 tetori, kur u ndal prodhimi në “NewCo Ferronikeli” si pasojë e krizës energjetike”, thuhet në njoftimin e sindikatës së punëtorëve.

Ata kanë paralajmëruar se protesta do të mbahet duke respektuar masat aktuale për luftimin e pandemisë COVID-19./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin