Punëtorët e Administratës Tatimore të Kosovës tash e 13 ditë janë në grevë për shkak se Ministria e Financave nuk u është përgjigjur atyre në lidhje me kërkesat e adresuara, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali ka siguruar kërkesat që punëtorët e ATK-së i kanë adresuar Ministrisë së Financave.
Në shkresën e siguruar nga Sinjali janë të adresuara katër kërkesa për këtë ministri.
Si kërkesë e parë është ajo për ndryshimin e statusit të ATK-së, kurse kërkesa e dytë është ajo për përmirësimin e kushteve të punës.
Tutje punëtorët e ATK-së kanë kërkuar shtesë në pagë në emër të angazhimit të shtuar në punë dhe ekspozimit të drejtpërdrejtë ndaj pandemisë kundër COVID-19.
Kurse si kërkesë e fundit e punëtorëve të ATK-së është edhe ajo për mbushjen e telefonave.
Kjo grevë, e cila është vazhdimësi e grevës së majit të këtij viti, do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre.