image Punëtorët e Aeroportit paralajmërojnë grevë

Kosovë

19 gusht/ Punëtorët e Aeroportit paralajmërojnë grevë

news image

Punëtorët e Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari” kanë paralajmëruar grevë. Sipas njoftimit dërguar mediave, punëtorët e aeroportit nuk kanë marrë asnjë ftesë nga menaxhmenti për t’i diskutuar problemet, shkruan Sinjali.

Greva do të fillojë më datën 19 gusht, thuhet në njoftimin e tyre. Për ta ndërprerë grevën ata ftojnë menaxhmentin që t’i diskutojnë problemet me sindikatën.

“Punëtoret janë të vendosur në kërkesat e tyre për çka edhe kanë vendosur përmes delegatëve të tyre të shkojnë në grevë, siç kemi paralajmeruar në protestën paqësore të mbajtur javën e kaluar me datën 08.08.2019 se me datën 19.08.2019 do të kemi grevë një orëshe duke filluar prej orës 08.00h deri në orën 09.00h sipas kohës lokale dhe me datë 20.08.2019 grevë dy orëshe duke filluar prej orës 08.00h deri në orën 10.00 si dhe me datën 21 do mbajmë grevë gjithëditore”, thuhet në njoftimin e tyre, transmeton Sinjali.