Sindikata e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP) ka paralajmëruar grevë të përgjithshme dhe pa afat ditëve në vazhdim.
Sipas komunikatës së Sindikatës, greva vazhdon të dielën dhe vazhdon deri në realizimin e kërkesave.
Njoftimi për rifillim te grevës:
Te nderuar kolege,
Ju falënderoj për pjesëmarrjen dhe përkrahjen e të gjithë atyre qe u solidarizuan me grevën tre ditore për realizimin e të drejtave tona.
Gjatë këtyre tre ditëve përkundër presioneve ne treguam një shembull të vendosmërisë se ushtrimit të të drejtës sonë elementare siç është greva për realizimin e të drejtave tona.
Ne i kuptojmë të gjithë kolegët tanë që pa vullnetin e tyre gjatë grevës kanë kryer detyrat e tyre dhe nuk mbajmë mëri e aq me pak hasmëri, i ftojmë qe edhe ata t’i bashkohen grevës sepse është ligjore dhe në të mirë të të gjithëve.
Të dashur kolege, edhe pas tre ditëve greve menaxhmenti nuk ka reflektuar pozitivisht ndaj kërkesave tona andaj konsiderojmë se rruga jonë drejtë realizimit të tyre duhet të vazhdojë. Fakt është sepse ne nuk kemi pasur të drejtë ligjore që ta vazhdojmë grevën për arsye se është dashur të lajmërohej 72 orë më herët sepse është obligim ligjor,dhe ne si sindikalistë jemi çdoherë ne respektim të ligjshmërisë. Kuvendi sot me datën 21.08.2019 ka vendosur se greva do të vazhdojë në ditën e diele duke filluar nga ora 07:00 dhe do te vazhdojë deri në realizimin e kërkesave tona të ligjshme. Kolegë të nderuar,gjate kësaj periudhe 3 ditore te afatit ligjor nëse keni ndonjë presion, kërcenim te çfarëdo forme qoftë shkaku i pjesëmarrjes në greve ju lutem raportoni rastin ne polici dhe me njoftoni mua ose përfaqësuesin tuaj sindikal.
Gjatë kësaj kohe i japim mundësi menaxhmentit të reflektojë dhe të na ftojë në dialog konkret për realizimin e kërkesave tona ligjore.