image Punë shembullore – stadium i Pashtrikut që komplekson stadiumet e skuadrave të Superligës

Futboll

Futboll/ Punë shembullore – stadium i Pashtrikut që komplekson stadiumet e skuadrave të Superligës

news image

Jemi mësuar që skuadrat kosovare të mos kenë stadium të rregulluara mirë e me bari jo dhe aq kualitativ.

Por, është një ekip që bën gara në ligën e tretë kosovare dhe që posedon një stadium fantastik, transmeton Gazeta Sinjali.

Skuadra e Pashtrikut përfaqëson fshatin Rogovën të Hasit nga Gjakova. Gazeta Sinjali ka pranuar disa fotografi të kësaj fushe unike.

Ekipi gjakovar bën gara në ligën e tretë kosovare  dhe ka një stadium me pamje përrallore.

E bukura e këtij stadium qëndron se e gjitha është bërë me inciativë të banorëve të fshatit në vitin 2003.

Stadiumit të Pashtrikut asnjëherë nuk i është ndërruar bari, gjë që është unike në futbollin kosovar.

Sistemi i ujitjes së stadiumit bëhet nga KRU Gjakova. Tashmë stadiumit i është bërë ndriçimi nga mjetet vetanake.

Përkujdesja e fushës bëhet nga vet stafi i skuadrës së Pashtrikut./Gazeta Sinjali/