image Punë Amerike, ushtarët u njoftuan paraprakisht për raketat e nisura dhe arritën të shpëtojnë

Botë

Konflikti Iran-SHBA/ Punë Amerike, ushtarët u njoftuan paraprakisht për raketat e nisura dhe arritën të shpëtojnë

news image

Pas mesnate, Irani ka nisur një sulm me raketa balistike në bazat irakiane të cilat strehojnë trupat amerikane. Të paktën 20 raketa e kanë goditur bazën ajrore të al-Asadit dhe një tjetër në Erbil të Irakut.

Siç raporton CNN, deri tani nuk raportohet për viktima. Burime ushtarake amerikane i kanë thëmë mediumit se i kanë njoftuar me kohë ushtarët për sulmet e Gardës Revolucionare të Irakut, ndërsa ata kanë arritur të futen me kohë nëpër bunkerë, transmeton Gazeta Sinjali.

Ushtarët u njoftuan në kohë përmes alarmit, duke pasur mundësi të strehohen në bunkerë dhe ta shmangin vdekjen e tyre, qëllim të cilin e kishte Iraku.

Një burim nga siguria irakiane ka thënë se ka pasur ushtarë irakianë të vdekur nga këro sulme, raporton CNN.

Gjithsesi, ende nuk janë bërë vlerësimet zyrtare për viktimat, ndërkohë që tani të gjithë i kanë kthyer sytë nga Washingtoni për ta parë se çfarë veprime do të ndërmarr presidenti Donald Trump.

Pas sulmeve, Trump reagoi përmes Twitterit duke thënë se po e bëjnë vlerësimin e viktimave dhe dëmeve, ndërkaq si optimist theksoi se “gjithçka duket mirë për SHBA-në” dhe se ata kanë ushtrinë më të fortë në botë. /Gazeta Sinjali/