image Puna e jashtëzakonshme që po bëhet nëpër spitale, një infermier po kujdeset për 30 pacientë

Shëndetësi

Puna e jashtëzakonshme që po bëhet nëpër spitale, një infermier po kujdeset për 30 pacientë

news image

Kryetari i Odës së Infermierëve të Kosovës, Naser Rrustemi, ankohet për gjendjen e rëndë të infermierëve gjatë pandemisë, të cilëve u është ndaluar edhe shfrytëzimi i pushimit vjetor, raporton Gazeta Sinjali.

Ai tha se aktualisht një infermier po kujdeset për 30 pacientë dhe se ndalimi i pushimit vjetor është shkelje e të drejtave të njeriut.

“Sot një infermier duhet të kujdeset për 30 pacientë, pavarësisht riorganizimeve që janë bërë së fundmi”, deklaroi Rrustemi në Dukagjin.

Sipas tij, të paktën në Klinikën Infektive, infermierët e kanë të pamundur të arrijnë detyrat që i kanë.

“Shpeshherë infermierët po mbesin pa ngrënë dhe pa pirë për shkak të punëve të rënda që i kanë. Atje është një dramë”.

Ai thotë se infermierët janë të indinjuar nga të gjitha qeveritë.

“Ne jemi të shkelur edhe me Ligjin e Pagave…Mos të flasim për këtë 60 euroshin që na u dha në fund. 2 euro në ditë për shërbim 24 orë. Fyerje për ne”, tha ndër të tjera Naser Rrustemi./Gazeta Sinjali/