image Puna e Arben Vitisë për 100 ditëshin si ministër

Kosovë

Raportimi/ Puna e Arben Vitisë për 100 ditëshin si ministër

news image

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, në mbledhjen e Qeverisë ku po raportohet për punën 100 ditëshe ka treguar se si e kanë menaxhuar situatën me pandeminë koronavirus.

Ai ka thënë se 90 për qind e punëve të kësaj ministrie janë fokusuar në menaxhimin e pandemisë.

“Të përballur me pandeminë më të madhe në këto vitet e fundit,  90 % punëve të MSH kanë qenë të ndërlidhura me pandeminë.”, tha ai.

Vitia ka thënë se kanë hartuar një dokument për lehtësimin e masave që parashihet të bëhet në tri faza.

“Kemi hartuar një dokument se çfarë hapa do të bëhen në secilën fazë. Faza e parë ka filluar të zbatohet më 4 maj, faza e dytë më 18 maj dhe faza e tretë prej 1 qershorit. Në fazën e dytë dhe të tretë  do të bëhet vlerësimi i masave varësisht situatës epidemiologjike”, tha Vitia.

Ai ka treguar se deri më tani janë bërë 10 mijë teste për koronavirus.

“Qysh në fazën e parë të shfaqjes së pandemisë MSh-ja ka qenë e përkushtuar në përkujdesjen dhe menaxhimin e pandemisë. Duke marrë parasysh shkallën e përhapjes me 5 mars është themeluar grupi punues për hartimin e planit për parandalim të koronairusit. Me 23 mars merret vendimi për ndërprerjen e procesit arsimor dhe ndalimn e linjave ajrore… përmes këtij buxheti të ndarë urgjent nga qeveria dhe donacionet nga vendet mike por edhe agjencitë e Kombeve të Bashkuara është arritur të sigurohen pajisje dhe aparatura për pandeminë. Ministria ka marrë vendim për kufizimin e e lëvizjes në komunat e prekura. Kemi shndërruar  Qendrën e Studenteve në qendër karantine për të kthyerit… MSH-ja fillon me shpalljen e e vatrave të infeksionit dhe ndalimin e qarkullimit në disa komuna ku ishin shfaqur problemet. Në laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë kryer mbi 10 mijë mostra të dyshimta. Gjatë gjithë kësaj kohe janë duke u hulumtuar rastet dhe kontatkeve, është duke funksionuar qendra  e thirrjeve që funksionon 24 orë”, tha ai./ Gazeta Sinjali/