Receta e pulës me përshesh është e duhura për drekën e ditës së sotme.
Kjo recetë përgatitet për 40 minuta dhe është e paraparë të shërbehet për katër persona, transmeton Gazeta Sinjali.
Përbërësit: Koncentrat pule, vaj ulliri, pulë, miell gruri, miell misri, kripë, 2 gota ujë, 2 kokrra qepë (të grira imët) dhe majdanoz.
Përgatitja: Në një enë copëtoni imët koncetratin e pulës. Shtoni vajin e ullirit. Vendosni pulën në një tenxhere për t’u zierë. Sipër i shtoni masën që e përgatitët. Ndërkohë në një enë shtoni miellin e grurit dhe të misrit. Shtoni pak kripë, ujë dhe punojeni mirë brumin. Vendoseni në furrë për 30 minuta. Në një tigan me vaj ulliri skuqni qepën. Shtoni pak nga lëngu i pulës dhe majdanozin. Nxirrni kulaçin dhe e grini imët me dorë.
Kalojeni tek tigani dhe e trazoni mirë.
Tani e servirni në një pjatë të madhe dhe sipër i vendosni pulën. Ju bëftë mirë!/Gazeta Sinjali/