image Publiku i dërgon mbi 400 ankesa për performancën shumë sensuale të "The Pussycat Dolls"

Bota e Yjeve

Showbiz/ Publiku i dërgon mbi 400 ankesa për performancën shumë sensuale të “The Pussycat Dolls”

news image

Spektakli britanik “X Factor”, ka marrë 419 ankesa nga publiku pas spektaklit të fundjavës së kaluar ku performoi grupi i njohur i muzikës “The Pussycat Dolls”.

Grupi i këngëtareve, i cili prej pak kohësh ka lajmëruar ribashkimin, pas ndarjes në vitin 2010, ka ngjallur reagime të shumta.

Performanca live e këngëtareve amerikane i la spektatorët pa fjalë, për shkak të kërcimeve tepër sensuale dhe veshjes së ekzagjeruar, e cila zbulonte hiret trupore.

Pas kësaj performance, televizioni rrezikon përballjen me masa ndëshkuese dhe gjoba./Gazeta Sinjali/