image Bashkohet pas 10 vjetëve grupi më i famshëm i muzikës

Muzikë

Muzikë/ Bashkohet pas 10 vjetëve grupi më i famshëm i muzikës

news image

Grupi amerikan më i famshëm i muzikës, “The Pussycat Dolls” është bashkuar pas 10 vjetëve.

“The Pussycat Dolls” performuan këngët “Don’t Cha” dhe “Buttons” në finalen e kompeticionit të njohur “X Factor”, transmeton Gazeta Sinjali.

Vokalistja e grupit, Nicole Scherzinger  në një intervistë për “MailOnline”, ka thënë se ky është vetëm fillimi që grupi ka përgatitur për fansat e tyre.

Ishte kaq e mrekullueshme që të bëheshim bashkë përsëri. Energjia nga turma ishte e mahnitshme dhe na dha shtysë”, citohet të ketë thënë 41-vjeçarja.

Nicole iu bashkua anëtareve të tjera të grupit: Carmit Bachar, Kimberley Wyatt, Ashley Roberts dhe Jessica Sutta për një turne muzikor që do të nisë së shpejti./Gazeta Sinjali/