image Publikojnë pamje të një vajze në rrjete sociale, babai i saj raporton në Polici

Siguri

Publikojnë pamje të një vajze në rrjete sociale, babai i saj raporton në Polici

news image

Një burrë nga Prizreni ka raportuar se disa persona të panjohur kanë postuar fotografi dhe incizime të vajzës së tij nëpër rrjete sociale, transmeton gazeta Sinjali.

Sipas ankuesit, kjo ka ndodhur pa pëlqimin e saj.

Në njoftim thuhet se fotot dhe videot e postuara kanë pasur mbishkrime ofenduese, ndërsa rasti ka ndodhur më 7 shtator, 2020.

Prizren 07.09.2020  Ankuesi mashkull  kosovar, raporton se personi-at e panjohur, kanë postuar fotografi dhe incizime nëpër rrjete sociale të vajzës se tij, pa pëlqimin e saj, me mbishkrime ofenduese”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/