image Publikoi foto intime në TikTok dhe ngacmoi një grua dhe babanë e saj, arrestohet gjilanasi

Siguri

Publikoi foto intime në TikTok dhe ngacmoi një grua dhe babanë e saj, arrestohet gjilanasi

news image

Një person është arrestuar në Gjilan, pasi që i njëjti dyshohet se kishte ngacmuar një vajzë dhe babain e saj në rrjete sociale, shkruan Gazeta Sinjali.

I arrestuari dyshohet se me datë 27 të muajit tetor i kishte ngacmuar duke postuar disa foto intime dhe disa audio-incizime në rrjetin social TikTok.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje dhe sipas policisë rasti është duke u hetuar./GazetaSinjali/