Gazmend Hyseni ka mbetur i vrarë të shtunën në mesnatë në qytetin e Ferizajt, raporton Gazeta Sinjali.
Vrasësi i 30 vjeçarit dyshohet se është vëllai i reperit, Betim Januzaj që në estradë njihet si Buta.
Ndërkohë, është publikuar një video në rrjete sociale teksa dëgjohet reperi Feronit Shabani duke e kërcënuar Butën dhe cek emrin e viktimës.
“Une skom nevojë me shku në Ferizaj, ngom ngom ngom, e përshëndes Strellën, Strella- Ferizaj”, thotë ai në video.