image Publikohet video e Ledri Vulës duke vallëzuar me të dashurën

Bota e Yjeve

Showbiz/ Publikohet video e Ledri Vulës duke vallëzuar me të dashurën

news image

Ledri Vula është njëri prej rep-artistëve më të dashur për publikun në trojet shqiptare dhe jo vetëm.

Së fundmi ai ishte i pranishëm në dasmën e producentit të njohur kosovar, Arbër Gjikolli, transmeton Gazeta Sinjali.

Ledri ishte i ftuar bashkë me partneren e tij Sara Hoxha. Të dy postuan fotografi e video pa njëri-tjetrin në profilet e tyre në Instagram.

Një video e publikuar në rrjetet sociale, e ka tradhtuar çiftin, i cili është parë duke kërcyer me njëri-tjetrin nën tingujt e një prej këngëve të Beyonces.

Ka kohë që në media qarkullojnë lajmet që Ledri dhe Sara Hoxha janë në lidhje dashurie, por që asnjëri nga ta nuk ishin deklaruar për këto shkrime. Por, tanimë që kjo video është publikuar, dyshja nuk mund ta mohojnë një gjë të tillë.

Bashkë me Ledrin dhe Sarën, shihen duke kërcyer edhe Lumi B me bashkëshorten./Gazeta Sinjali/

https://www.instagram.com/p/B3ROh5knKPB/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=dlfix