image Publikohet traileri i ri i filmit "Mulan"

Film

Film/ Publikohet traileri i ri i filmit “Mulan”

news image

Është publikuar traileri i ri i filmit “Mulan”. Përderisa traileri i parë ishte më komik, traileri i ri duket se do të godas shumë zemra pasi që do të tregojë një histori krejtësisht ndryshe të Mulan.

Filmi është mirëpritur në të gjithë botën, përveç Hong Kongut, ku është bërë thirrje që të bojkotohet filmi, pasi që aktorja kryesore e filmit Liu Yifei, në fillim të vitit përkrahu policinë e këtij vendi, e cila raportohet se ishte shumë e ashpër me protestuesit.

Filmi pritet të publikohet në mars të 2020 dhe është një version i ri i filmit të animuar të Disney, i cili ishte publikuar në vitin 1998./Gazeta Sinjali/