“Warner Bros” kanë publikuar trailerin zyrtar të filmit “Wonder Woman 1984”, ku në rol kryesor luan aktorja e njohur me famë botërore Gal Gadot.
Ky film gjithashtu portretizon “gruan mrekulli” duke e shpëtuar botën, por këtë herë ajo nuk do të luftojë përkrah militantëve në Luftën e Parë Botërore, transmeton Gazeta Sinjali.
Gal Gadot në një paraqitje para fansave të saj në Brazil pati thënë se këtë herë, “gruaja mrekulli” është tejet e vetmuar, ka humbur të gjithë shokët përgjatë viteve dhe kështu ajo bën atë që duhet bërë.
“Wonder Woman 1984” do të jepet premierë në kinema më 5 qershor 2020.
Traileri është publikuar dje dhe pozicionohet në vendin e parë “trending” në platformën YouTube, kështu duke numëruar mbi katër milionë klikime në më pak se 24 orë./Gazeta Sinjali/