image Publikohet traileri i filmit gjerman ku do të marrë pjesë edhe Noizy

Film

Film/ Publikohet traileri i filmit gjerman ku do të marrë pjesë edhe Noizy

news image

Është publikuar traileri i filmit gjerman “Man from Beirut”, ku pjesë e tij është edhe rep-artisti i njohur shqiptar Noizy.

Noizy në këtë film do të ketë një rol dytësor dhe pjesën më të madhe të skenave do të shfaqet përkrah aktorit gjerman, Frederick Lau, transmeton Gazeta Sinjali.

Pjesë e filmit janë aktorët e të tjerë shqiptarë si Blerim Destani dhe shqiptaro-amerikan, James Biberi. Dy aktorët kanë rol kryesor në film dhe pritet që premierën botërore ta ketë më 25 nëntor.

Kujtojmë se Noizy prej disa vitesh kishte njoftuar fansat e tij se është duke punuar për një rol në një film gjerman. Ai pati zbuluar se përpos dëshirës për këngën, ka edhe pasion të veçantë për aktrimin./Gazeta Sinjali/