image Publikohet traileri i filmit “Birds of Prey”

Film

Film/ Publikohet traileri i filmit “Birds of Prey”

news image

“Warner Bros Picture” kanë publikuar trailerin e filmit më të ri “Birds of Prey ( And the Fantabulous Emancipation of One Harley Quinn).

Ky film në rol kryesor ka aktoren e njohur Margot Robbie, transmeton Gazeta Sinjali.

Unë dhe Joker jemi ndarë…doja një fillim të mirë. Por, siç duket unë isha dama e vetme që synoj emancipimin”, dëgjohet duke thënë aktorja.

Damat e tjera të përfshira në këtë film do të jenë aktoret e njohura si: Mary Elizabeth Winstead, Rosie Perez dhe Ella Jay Basco.

Filmi premierën e tij do ta ketë në shkurt të vitit 2020./Gazeta Sinjali/