image Margot Robbie zbuloi se kujt iu ofrua për herë të parë roli i Barbie

Bota e Yjeve

Margot Robbie zbuloi se kujt iu ofrua për herë të parë roli i Barbie

news image

Margot Robbie ka treguar se nuk ishte zgjedhja e parë për rolin e Barbie.

Aktorja, e cila është gjithashtu një nga producentet e filmit, së fundmi i tha Vogue se si ajo ashtu edhe regjisorja Greta Gerwig dëshironin që Gal Gadot të luante Barbie, por kjo nuk u bë e mundur për shkak të orarit të ngjeshur, raporton NME.

“Gal Gadot është energjia e Barbie. Ajo është tepër e bukur, por ju mund ta urreni sepse është shumë e sinqertë dhe e sjellshme”, tha Margot Robbie.

Ndërkohë, është përgjigjur edhe aktorja izraelite, e cila ka thënë se është e nderuar që i është ofruar roli i Barbie, edhe pse është dashur ta refuzojë.

“Unë e dua Margon. Ajo është një nga ato femra me të cilat dëshironi të jeni shoqe. Ajo është e qeshur, e zgjuar dhe padyshim shumë e talentuar. Do të doja të punoja me të dhe jam prekur nga ajo që tha për mua. Jam shumë e emocionuar për të dhe për filmin Barbie”, theksoi Gal Gadot./abcnews.al

/GazetaSinjali/