Majku dhe Ledri kanë paralajmëruar se shumë shpejt do të sjellin një këngë të re në bashkëpunim, shkruan Gazeta Sinjali.
Dy artistët publikuan para disa ditësh në “Instagram” foto të tyre, krahas së cilës zbuluan dhe titullin e këngës “Marr”.
Kënga siç duket është realizuar dhe videoklipi është xhiruar tashmë. Fansat e dyshes mezi po e presin këtë këngë të re, aq sa nuk kanë duruar dhe kanë publikuar para kohe një pjesë të shkurtër të saj.
Në rrjete sociale po qarkullon një video, e cila është bërë gjatë xhirimeve të klipit të këngës.
Ledri dhe Majk shihen duke kënduar pranë njëri-tjetrit me të njëjtat veshje që publikuan edhe foto në Instagram.
Kënga e tyre dëgjohet në sfond dhe duket mjaft ritmike e me siguri do të jetë një nga hitet e këtij viti.
Kjo është hera e parë që dy reperët bashkojnë forcat me njëri-tjetrin pas largimit të Ledrit nga “Babastars”, ndaj po e presin të gjithë me padurim të mësojnë se çfarë kanë gatuar dy reperët. /Gazeta Sinjali/