image Publikohet një video, raportohet se terroristët serbë në Banjskë e lanë vetëm mikun e plagosur

Siguri

Publikohet një video, raportohet se terroristët serbë në Banjskë e lanë vetëm mikun e plagosur

news image

Nga pamjet e publikuara të sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit që ndodhi një javë më parë, më 24 shtator, është ndarë një moment i cili tashmë është bërë viral.

Bëhet fjalë për aktin e terroristëve të cilët kishin marrë rrugën në një zonë malore për të ikur, teksa nuk kthenin shikimin për ta ndihmuar bashkëkryesin e tyre i cili ishte plagosur.

Pamjet që janë bërë virale, shfaqin katër pjesëtarë serbë të këtij grupit terrorist duke e lënë të vetëm në pyll shokun e tyre, shkruan Klix.ba.

Siç shihet në këto pamje, terroristët serbë që po iknin ato momente teksa po intervenonte Policia, kishin qëllim vetëm ta shpëtonin vetën pa shikuar përreth.

/GazetaSinjali/