Përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini, ka ftuar 38 lojtarë për tri ndeshjet e ardhshme gjatë këtij muaji, shkruan Sinjali Sport.
Mancini ka bërë zgjedhjen e skuadrës për kualifikimet e Kupës Botërore, me ndeshjen e parë që luhet në “Stadio Ennio Tardini” në Parma kundër Irlandës së Veriut më 25 mars.
Më pas, Italia do të luajë me Bullgarinë në stadiumin “Vasil Levski” në Sofje para se të udhëtojnë në Vilnius që të luajnë me Lituaninë në “LFF Stadium”.
Mbrojtësi i Atalantas, Rafael Toloi dhe Matteo Ricci i Spezia janë thirrur për herë të parë në ekip.
Portierë: Alessio Cragno (Cagliari), Gianluigi Donnarumma (Milan), Alex Meret (Napoli), Salvatore Sirigu (Torino)
Mbrojtës: Francesco Acerbi (Lazio), Alessandro Bastoni (Inter)*, Cristiano Biraghi (Fiorentina), Leonardo Bonucci (Juventus), Giorgio Chiellini (Juventus), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Emerson Palmieri (Chelsea), Gian Marco Ferrari (Sassuolo), Alessandro Florenzi (Paris Saint Germain), Manuel Lazzari (Lazio), Gianluca Mancini (Roma), Leonardo Spinazzola (Roma), Rafael Toloi (Atalanta)
Mesfushorë: Nicolò Barella (Inter)*, Gaetano Castrovilli (Fiorentina), Bryan Cristante (Roma), Manuel Locatelli (Sassuolo), Rolando Mandragora (Torino), Lorenzo Pellegrini (Roma), Matteo Pessina (Atalanta), Matteo Ricci (Spezia)*, Stefano Sensi (Inter)*, Roberto Soriano (Bologna), Marco Verratti (Paris Saint Germain)
Sulmues: Andrea Belotti (Torino), Domenico Berardi (Sassuolo), Federico Bernardeschi (Juventus), Francesco Caputo (Sassuolo), Federico Chiesa (Juventus), Stephan El Shaaraëy (Roma), Vincenzo Grifo (Friburgo), Ciro Immobile (Lazio), Lorenzo Insigne (Napoli), Moise Bioty Kean (Paris Saint Germain)./Gazeta Sinjali Sporti.