image Publikohet kënga sekrete e Dua Lipës dhe Kanye West (Video)

Bota e Yjeve

Publikohet kënga sekrete e Dua Lipës dhe Kanye West (Video)

news image

Së fundmi në internet është publikuar një bashkëpunim sekret mes Kanye West dhe Dua Lipës, shkruan Gazeta Sinjali.

Kënga, e quajtur “Law Of Attraction” u regjistrua dy vjet më parë për albumin e Kanye, ‘Yandhi’, por nuk u publikua kurrë sepse në kohën kur Kanye publikoi albumin e tij, i gjithë koncepti kishte ndryshuar dhe kjo pjesë nuk i përshtatej.

Një klip një minutësh i këngës po qarkullon në rrjet e cila po lë nam.

Sipas “The Sun” Dua e pëlqente shumë muzikën e Kanye kur ishte më e re dhe ishte një fanse e madhe e tij.

Megjithatë, shanset që në të ardhmen dy super artistët të bashkojnë sërish janë të mëdha dhe me siguri do jetë një super hit botëror.

Teksa Kanye i është futur politikës, Dua vijon me sukseset. /Gazeta Sinjali/

https://www.youtube.com/watch?v=XMXyQcYXEps