image Publikohet fotoja e çiftit që vdiqën në aksidentin në Drenas, pretendohet se lanë pas tetë fëmijë

Sociale

Publikohet fotoja e çiftit që vdiqën në aksidentin në Drenas, pretendohet se lanë pas tetë fëmijë

news image

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot pasdite në Komoran, ku si pasojë e një aksidenti tragjik humbën jetën dy persona, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas mediave lokale, viktimat janë Përparim Ahmeti dhe gruaja e tij Mihane Ahmeti nga fshati Resinovc i Komunës së Lipjanit.

Mësohet se ata pas vetit kanë lënë 8 fëmijë.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran -Caralevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre  persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë”, tha ajo.

/GazetaSinjali/