image Publikohet fotografia e të dyshuarit për sulmin me makinë në Paradën e Krenarisë në Berlin

Evropë

Publikohet fotografia e të dyshuarit për sulmin me makinë në Paradën e Krenarisë në Berlin

news image

Një person ka humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur pasi një automjet u përplas me turmën gjatë një aktiviteti të Paradës së Krenarisë në Berlin.

Sipas BBC-së, ngjarja ndodhi të shtunën rreth orës 22:00, sipas kohës lokale, në parkun Tiergarten.

Policia gjermane bëri të ditur se disa prej të plagosurve kanë pësuar lëndime që ua rrezikojnë jetën.

Automjeti i përfshirë në incident ishte me ngjyrë të bardhë.

Autoritetet e Berlinit kanë identifikuar si të dyshuar Abdul B., 21 vjeç, me flokë të zinj. Sipas përshkrimit të Policisë, ai kishte të veshur një bluzë të zezë me kapuç dhe pantallona të bardha.

Hetimet për rrethanat dhe motivin e incidentit janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/