image Publikohet foto e vendit ku do të zhvillohen negociatat Rusi - Ukrainë

Botë

Publikohet foto e vendit ku do të zhvillohen negociatat Rusi – Ukrainë

news image

Ministria e Jashtme e Bjellorusisë ka publikuar një foto të vendit ku sot pritet të zhvillohen negociatat Rusi-Ukrainë.

Në postimin e bërë në Twitter, shihet një tavolinë e gjatë dhe flamujt në krye.

“Në Bjellorusi, gjithçka është gati për negociatat Rusi-Ukrainë. Në pritje të mbërritjes së delegacioneve”, njoftoi ministria.

Një delegacion ukrainas do të takohet me një delegacion rus sot, për bisedime në kufirin Ukrainë-Bjellorusi, pas garancive të presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko.

Njoftimi erdhi të dielën pasi forcat ukrainase u angazhuan në luftime të ashpra me trupat ruse në qytete të shumta anembanë Ukrainës.

Rusia po përballet me dënimin universal dhe sanksionet e shtuara nga fuqitë perëndimore për sulmin e paprovokuar të Moskës ndaj Ukrainës, tashmë në ditën e katërt.

Zëvendësministri i Brendshëm i Ukrainës, Evgeny Yenin tha se bisedimet do të zhvillohen të hënën në mëngjes sipas kohës lokale.

/GazetaSinjali/