Si pasojë e disa komplikimeve pas lindjes, F.S, ka ndërruar jetë para dy ditësh në Spitalin e Gjilanit.
Bëhet fjalë për gruan në këto foto:
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, drejtori i spitalit të Gjianit, Nisret Hajrullahu, i cili ka thënë se pacientja ka vdekur si pasojë e disa komplikimeve pas lindjes.
“Shkaqet dihen, ka pasur një lindje me komplikime, por tash me ndihmën e Kolegjiumit mjekësor do të sqarohen se cilat janë komplikimet eventuale të mundshme që e kanë çu deri te vdekja”, ka thënë Hajrullahu./Gazeta Sinjali/