image Publikohet formacioni më i mirë i gjysmësezonit në Serie A, befasi në 11-she

Futboll

Publikohet formacioni më i mirë i gjysmësezonit në Serie A, befasi në 11-she

news image

“Opta” ka publikuar formacionin (top 11) e fazës së parë të kampionatit italian (Serie A), bazuar në të dhënat dhe shifrat statistikore të mbledhura.

Mes shtyllave Handanovic, Cuadrado dhe Theo Hernandez mbrojtësit e krahut, De Ligt dhe Bremer në qendër të mbrojtjes.

Pra, dy lojtarë të Juventusit, pavarësisht performancës së luhatshme të bardhezinjve.

Tre përfaqësues nga Interi në këtë top-11, me Brozovic dhe Calhanoglu në mes të fushës (porta ishte e Handanovic). Pavarësisht sezonit pozitiv dhe vendit të dytë, Milani ka një lojtar në këtë formacion ideal: Theo Hernandez. Fabian Ruiz dhe Pasalic kompletojnë mesfushën, pas Vlahovic të Fiorentinës dhe Simeone të Hellas Verona në sulm.

Formacioni i Opta-s (4-3-1-2): Handanovic – Cuadrado, De Ligt, Bremer, Hernandez – Fabian Ruiz, Brozovic, Calhanoglu – Pasalic – Vlahovic, Simeone.

/Gazeta Sinjali Sporti/