image Publikohet dosja e plotë: Raportohet se spiuni I.M. është ish-presidenti Meta

Shqipëri

Publikohet dosja e plotë: Raportohet se spiuni I.M. është ish-presidenti Meta

news image

Ilir Meta është politikani i cili zbulohet ekskluzivisht pas sigurimit të dosjes, se ish-presidenti i Republikës ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Illyridium Media Group ka publikuar dosjen e plotë, e ku mësohet se anëtari respektiv i sigurimit është Ilir Meta, ish-presidenti shqiptar, të cilit i skadoi mandati vetëm pak muaj më parë.

Në dosjen e siguruar nga mediumi në fjalë, vërtetohet se Meta ose Metaj ka qenë bashkëpunëtor me Sigurimin e Shtetit në kohën e diktaturës.

Përmes kësaj dosje faktohet se Meta ka shërbyer si “bashkëpunëtor” dhe tradhtonte miqtë e tij, duke dekonspiruar planet që kishin këta të fundit.

Në dosje shkruhet se Meta ka denoncuar për shokun e tij Filip Talo i cili donte të arratisej nga vendi, ku më pas bie në grackë për të përfunduar në fund dhe ai një spiun me pseudonimin ‘Drita’ duke u shantazhuar dhe ndjerë në kurth nga dy shokët e tij Ilir Murati dhe Ilir Metaj.

/GazetaSinjali/