Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka caktuar çmimet e shitjes së derivateve për 24 orët e fundit.
Sipas vendimit të MINT-it çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.73 euro për litër, i benzinës me 1.40 euro dhe i gazit me 0.72 euro, pra nuk ka ndryshim me një ditë më parë.
Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së premtes për 24 orë, njofton Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.