image Publikohet bilanci i fundit rreth koronavirusit në SHBA, rënie në numrin e viktimave

Botë

Publikohet bilanci i fundit rreth koronavirusit në SHBA, rënie në numrin e viktimave

news image

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë një rënie të konsiderueshme të numrit të viktimave prej koronavirusit.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 733 persona, një rënie e ndjeshme, pasi prej javësh numri i të ndjerëve, nuk zbriste nën një mijë.

Të dhënat e orëve të fundit, flasin për 20.241 raste infektimesh të reja.

Bashkë me këto shifra shkon në 80.787 numri total i të vdekurve qysh nga nisja e pandemisë, ndërsa i të infektuarve në 1.367.638./Gazeta Sinjali/