image Publikohet bilanci i fundit rreth koronavirusit në Rusi, shifra alarmante

Botë

Botë/ Publikohet bilanci i fundit rreth koronavirusit në Rusi, shifra alarmante

news image

Në 24-orët e fundit, sipas autoritete ruse janë regjistruar 11,012 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në 209,688 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Po ashtu, brenda kësaj periudhe janë shënuar edhe 88 viktima, duke bërë që numri i përgjithshëm i të vdekurve nga koronavirusi në Rusi të arrijë në 1,915.

Siç raportojnë mediet ruse, gjatë kësaj jave, në Rusi për çdo ditë ka pasur mbi 10 mijë raste të reja me koronavirus.

Rusia është vendi i pestë në botë me numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus, pas Britanisë së Madhe, Italisë, Spanjës dhe Shteteve të Bashkuara./Gazeta Sinjali/