image Publikohet bilanci i fundit rreth COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

Publikohet bilanci i fundit rreth COVID-19 në Kosovë

news image

Gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit të publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës, bëhet e ditur se janë regjistruar edhe 363 raste të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 418 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48.990 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.103.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 109 raste, Podujevë 41 raste, Mitrovicë 28 raste, Vushtrri 17 raste, Gjilan 15 raste, Deçan 14 raste, Prizren 13 raste, Lipjan 12 raste, Pejë 12 raste, Malishevë 11 raste, Suharekë 10 raste, Viti 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Gjakovë 9 raste, Rahovec 9 raste, Ferizaj 6 raste, Dragash 5 raste, Junik 5 raste, Kamenicë 5 raste, Istog 4 raste, Klinë 4 raste, Skenderaj 4 raste, Drenas 3 raste, Obiliq 3 raste, Graçanicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Novobërdë dhe Shtime.

/Gazeta Sinjali/