image Publikohet bilanci i fundit nga koronavirusi në Itali

Shëndetësi

Publikohet bilanci i fundit nga koronavirusi në Itali

news image

Italia ka shënuar 111 viktima të tjera nga pandemia e koronavirusit, duke e çuar bilancin total të vdekjeve në vend në 33,340.

Një ulje të ndjeshme ka pasur numri i rasteve të reja, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 416 të infektuar të tjerë, për një shifër totale mbi 232 mijë.

Sipas emergjencave civile vijon të përmirësohet dhe situata në spitale dhe terapi intensive. Deri në këto momente 3.8 milionë italianë i janë nënshtruar testit të tamponit.

Po ashtu raportohet se në 4 rajone të vendit fqinj në ditën e fundit nuk është raportuar asnjë rast i ri me koronavirus./Gazeta Sinjali/