Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2997 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 562 qytetarë me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Po ashtu, në këtë periudhë kohore janë shëruar 321 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 37 mijë e 648 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Ndërkaq, 8 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirus.